Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka apeluar qytetarët e Istogut, të Klinës dhe Pejës që të kenë kujdes të shtuar këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në këto tri komuna.
IKSHPK përmes një postimi është shprehur e gatshme që të ndihmojë qytetarët e këtyre zonave në aspektin e Shëndetësisë Publike, si dhe kanë njoftuar që me kujdes po monitorohet uji i pijshëm në Pejë dhe Istog, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ekipi i Institutit ne aspektin e Shëndetësisë Publike duke ndërmarrë masat e duhura dhe janë të gatshme në ditët në vijim të kujdesen për qytetarët tanë dhe të vlerësojnë rreziqet për shëndet në situatën e krijuar e veçmas nga ndërprerjet e ujit e të rrymës. Me kujdes po monitorohet uji i pijshëm në Pejë dhe Istog”, thuhet në postimin e IKSHPK-së./GazetaSinjali/