image Dëmet nga erërat e forta, shtylla elektrike bie afër xhamisë në Pejë

Kosovë

Siguri/ Dëmet nga erërat e forta, shtylla elektrike bie afër xhamisë në Pejë

news image

Pas motit të lig dhe erërave të forta që kapluan vendin tonë këto ditë, Komuna e Pejës ka pësuar dëme të mëdha materiale, ku si pasojë në rrugën Elena Gjika një shtyllë elektrike është rrëzuar shumë afër një xhamie.

Nga një fotografi dhe video që ka siguruar Gazeta Sinjali, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar po shihet qartë që shtylla elektrike ka rënë afër xhamisë duke rrezikuar banorët e kësaj lagje.

Qyteti i Pejës dhe Istogut, janë ndër qytetet më të goditura nga erërat e forta, ku si rrjedhojë qytetarët kanë pasur probleme të shumta me energji elektrike./ Gazeta Sinjali/