Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme u përcollën edhe me erëra të fuqishme në disa qytete të vendit.
Kjo stuhi shkaktoi dëme më së paku në zyrën e AAK-së në Istog, të deputetit të kësaj partie Bekë Berisha.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga pamjet e kamerave bëhet e ditur se përveç dëmeve nga erërat e fuqishme, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm.
“Policia e Kosovës menjëherë kanë dal në vend ngjarje, i kanë kryer procedurat. Kur i kanë marr pamjet nga një kamerë aty afër, në pamje vërehet qartë se ajo pjesë e xhamit bjenë si pasojë e erërave të fuqishme”, tha Gashi.