Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti siç duket se ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse sipas saj, ai po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.
Ajo tha se “qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.”
“Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat”, shkroi ajo, me anë të një postimi në Facebook.