image Deliu-Kodra: Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës

Politikë

Deliu-Kodra: Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës

news image

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas gjendjes alarmante në komunën e Deçanit, duke kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për neglizhencën e këtij rasti, shkruan Gazeta Sinjali.

Deliu-Kodra ka thënë se qytetarët e komunës së Deçanit janë lënë në harresë nga drejtuesit “e papërgjegjshëm” të institucioneve qendrore.

“Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune. Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domethënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së gjithashtu ka thënë se kryeministri Kurti duhet t’i lë anash “bredhjet e panevojshme” në ishujt grekë dhe të interesohet për qytetarët e vet.

Ndërkaq, ajo ka shtuar se shembulli që po japin Kurti e Vitia është jonjerëzor.

“Asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të vendit të vet nuk duhet të ketë në agjendën e kryeministri”, shkruan Deliu-Kodra./Gazeta Sinjali/