image Deliu-Kodra: Kryeministri vjen në parlament vetëm për t'i recituar poezitë e tij

Politikë

Deliu-Kodra: Kryeministri vjen në parlament vetëm për t’i recituar poezitë e tij

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit,Albin Kurtin, për qasjen e tij karshi Marrëveshjes së Washingtonit, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke akuzuar për mungesën e tij në sallën e Kuvendit, ku po diskutohet për këtë marrëveshje, deputetja opozitare tha se ndjen keqardhje për llojin e pushtetit që ka zgjedhur të qeverisë.

Deliu tha se kreu qeveritar recitoi poezi dhe farsë politike në fjalinë e tij në Kuvend.

“Kjo që pamë sot nuk është asgjë më shumë e më pak se një farsë e kryeministrit, i cili vjen në parlament vetëm për ta recitu poezinë e tij dhe fillu agjendat e tij. Për të vazhduar folklorin e tij e politik lidhur me interesin nacional të vendit dh është i pasinqertë me ata që kanë besuar dhe besojnë në Albin Kurtin. Unë ndjej keqardhje për llojin e pushtetit që ka zgjedhur të qeverisë Albin Kurti”, tha ajo./Gazeta Sinjali/