Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19. Gjatë kësaj periudhe nuk ka humbur jetën asnjë pacient i infektuar me këtë virus.
MSh ka bërë të ditur se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 650.