Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 83 raste të reja me koronavirus.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 608 personave.
“Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679. Në total numri i rasteve aktive është 1.597”, ka njoftuar Ministria.