Finalisti i Wimbledonit të vitit të kaluar, Matteo Berrettini do të humbasë Wimbledonin e këtij viti.
Italiani ka rezultuar pozitiv me Covid dhe kësisoj ai do të humbasë turneun e Wimbledonit 2022.
Ky sigurisht se është një lajm zhgënjyes për 26-vjeçarin, pasi ai konsiderohej një nga favoritët e këtij turneu.
Italiani vinte pas dy titujve të fituar në turneun e barit megjithatë tani do të detyrohet që të humbasë Wimbledonin e këtij viti.
Kujtojmë që Berrettini ishte finalist i turneut Grand Slam të barit vitin e kaluar, ku ishte mposhtur në finale ndaj Novak Djokovicit.