image Del bilanci i fundit për koronavirusin në Mal të Zi, ka edhe viktima

Rajon

Del bilanci i fundit për koronavirusin në Mal të Zi, ka edhe viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi, ka publikuar bilancin 24 orësh për gjendjen me koronavirusin. Për 24 orë janë regjistruar 216 raste të reja me COVID-19, ndërsa tre pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Në Podgoricë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, gjithësej 73, po ashtu është njoftuar për shërimin e 40 pacientëve.

Që nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi, 112 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe aktualisht janë 1,451 raste aktive./Gazeta Sinjali/