image Deklaroi se nuk ka asgjë, Dogana pas kontrollit ia gjen 10 telefona

Siguri

Deklaroi se nuk ka asgjë, Dogana pas kontrollit ia gjen 10 telefona

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Vermicë, ka ndalur një kombi-bus, ku pas kontrollës janë gjetur dhjetë telefona.

Aty janë gjetur telefona mobil të llojit Samsung Galaxy A32, së bashku me adaptera, të cilët janë konfiskuar.

Kombi-busi ka qenë në drejtimin Prishtinë-Ulqin-Prishtinë.

Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara: – Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore”, ka njoftuar Dogana.

/GazetaSinjali/