image Deklaratat për Pantiq, zëdhënësi i VV-së i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervisitim

Drejtësi

Deklaratat për Pantiq, zëdhënësi i VV-së i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervisitim

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale në lidhjet me deklarimet e tij pas lirimit të Dejan Pantiq.

Në disa fotografi të publikuara nga Klan Kosova, shihet Manxhuka duke hyrë në Prokurori.

Gjatë ditës së enjte, Manxhuka vet ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervisitim në lidhje me disa reagime pas lirimit të Dejan Pantiq.

“Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja. Unë i plotësoj të gjitha kushtet për të marrë ftesë nga prokuroria si për nga prefixi ashtu edhe nga keyëordi, por kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë. Nuk do të ja dalin”, ka shkruar Manxhuka.

/GazetaSinjali/