image Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje e quan Hashim Thaçin koronavirus

Shkrim/ Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje e quan Hashim Thaçin koronavirus

news image

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur koronavirus presidentin Hashim Thaçi. Zëdhënësi i partisë së Albin Kurtit, thotë se presidenti e ka vendosur Kosovën në karantinë para koronavirusit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali, Manxhuka shkruan se Thaçi ka gatishmëri për pazare.

Postimi i tij i plotë:

Është po ky Hashim Thaçi i cili pas çdo marrëveshje të dëmshme thoshte se Serbia na ka njohur. Pra tash është hera e disatë që Serbia ka njohur Kosovën.

Është po ky Hashim Thaçi i cili ka çuar deri në bajatizëm fjalën integrim Euro-Atlantik. Kur dështoi me ndarjen e Kosovës na del të jetë hidhëruar me BE-në.

Është po Hashim Thaçi i cili solli dy herë në Kuvend për votim Gjykatën Speciale, pastaj natën deshti ta zhbëjë atë, kundër ShBA-ve dhe BE-së. (Pamë edhe letrën e Pompeut).

Është po ky Hashim Thaçi që deklaroi dikur se kush mendon se për pajtim me Sebrinë nuk duhet kompromis jeton në ëndrra, ndërsa sot thotë që s’do të cënohet Kosova.

Kosovën nuk mundet Hashim Thaçi ta vendos në emergjencë. Ai ka gatishmëri për pazare, por tashmë legjitimiteti i tij ka shkuar.

Hashim Thaçi po mundohet përmes mediave të caktuara të shtyjë agjendën e tij, por populli është diku tjetër. Spini i tij i dobët mediatik nuk mund të përballet me vullnetin e fortë të qytetarëve.

Zajednica si Kryeministër, Gjykatën Speciale si Kryeministër, Demarkacionin si Ministër i Jashtëm e tash “do ta ruaj” Kosovën. Jo!

Hashim Thaçi Kosovën e ka vendosur në karantinë para koronavirusit, sepse është vetë koronavirus. /Gazeta Sinjali/