image Deklarata e pazakontë e kreut të shëndetësisë: Nëse vdesin më pak se 20,000 jemi në rregull

Botë

Deklarata e pazakontë e kreut të shëndetësisë: Nëse vdesin më pak se 20,000 jemi në rregull

news image

Stephen Powis, drejtori i Qendrës Kombëtare të Shëndetit në Britani u shpreh se Mbreëria e Bashkuar nëse do e kalojë krizën e koronavirusit me 20,000 vdekje do të thotë që ia ka dalë.

Kjo përgjigje e tij ka shkaktuar shumë habi tek të gjithë sepse 20,000 vdekje është një numër shumë i madh.

“Nëse e mbajmë numrin e viktimave nën 20 mijë mund të themi që ia kemi dalë me këtë pandemi. Më pak se 20,000 viktima do të ishte një rezultat i mirë edhe pse çdo vdekje është një tragjedi”, u shpreh Powis.

Ai shprehet se ka punuar shumë fort dhe marrja e pajisjeve mbrojtëse ka qënë një përparësi shumë e madhe për stafin.

“Më shumë se 170 milion maska janë shpërndarë në dy javët e fundit”, tha Powis. /Gazeta Sinjali/