image Kjo është deklarata e Kurtit që bëri opozitën ta lëshojnë sallën

Politikë

Kjo është deklarata e Kurtit që bëri opozitën ta lëshojnë sallën

news image

Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, opozita e lëshoi sallën.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë dalë jashtë, pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentarit, Glauk Konjufcës, i cili kërkonte që të sillen me dinjitet.

Kurti në fjalimin e tij, foli edhe për rolin e mediave, gjë e cila irritoi opozitën.

Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund të mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, tha Kurti.

Ai më pas tha se e respekton tubimin dhe protestën, edhe kur ajo bëhet kundër tij. Por, këto fjalë nuk ia dëgjuan deri në fund, sepse opozitarët veçse liruan të gjithë sallën.

Ne jemi shtet demokratik. Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Njëjtë siç mbron lirinë e tubimit dhe të protestës. Si kryeministër i vendit, e kuptoj dhe e pranoj, që njerëzit të thonë lloj-lloj gjërat, çdo ditë, për mua. Dhe, unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse, lufta jonë për liri, nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj e të tij, edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohem”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/