Nasa përmes një pajisje të veçantë po mundëson tërmetet në planetin Mars të dëgjohen edhe nga njerëzit. Përmes një video të publikuar nga Independent dëgjohen dridhjet në këtë planet.
Zëri është inçizuar nga instrumenti SEIS i NASA-s që punon si një seismometer i cili lidhet me sipërfaqen tokësore të planetit Mars.
Tërmeti që po dëgjohet në video është regjistruar më 22 maj të këtij viti. Pajisja u lansua nga Nasa në vitin 2018 dhe transmeton informacione në planetin tokë që atëherë.
Kjo pajisje transmetoi dy tërmete në planetin Mars. Njëri me magnitudë 3.7 ndërsa tjetri me 3.3.