image Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Rajon

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

news image

Brigjet e Greqisë janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me madhësi midis 5.9 dhe 6.4 të shkallës Rihter, shkruan Gazeta Sinjali.

Dridhjet thuhet se janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael.

Ky tërmet ndodhi një javë pas një tërmeti tjetër me magnitudë 6.3 në Kretë, duke i kthyer ndërtesat në rrënoja.

Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit.

Tërmeti i shkallës 6.4 u ndje në Detin Mesdhe dhe Greqinë e Jugut”, shkroi në Twitter Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Banorët thanë se dhomat e tyre u lëkundën sa “nga njëra anë në tjetrën”./GazetaSinjali/