image Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tërmet tjetër i fuqishëm

Rajon

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tërmet tjetër i fuqishëm

news image

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë. Ky tërmet me thellësi lokale prej 14 km, është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar jashtë.

Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, ndërsa kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Pas lëkundjes së fortë të regjistruar rreth 3 orë më parë, janë regjistruar edhe shumë pasgoditje të tjera.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë./Gazeta Sinjali/