image Dega e LDK-së në Prizren merr vendim se kë do ta mbështesin në balotazh

Politikë

Dega e LDK-së në Prizren merr vendim se kë do ta mbështesin në balotazh

news image

Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren nuk do të përkrah në balotazh asnjërin nga kandidatët për kryetar të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.

Në komunikatë për media, kjo degë bëri të ditur se nuk mbështesin kryetarin aktual Mytaher Haskukën ose kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn e PDK-së.

Ne takimin qe sapo mbajtem, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjerit kandidat per kryetar te Prizrenit”, thuhet në njoftim.

“Qytetaret e Prizrenit, perfshi edhe simpatizantet e votuesit tane, do ta kene rastin ti degjojne edhe njehere programet qeverisese te dy kandidateve pergjate fushates se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshem se ku ta japin voten e tyre.

Ne LDK-ja e kemi mbyllur garen tone dhe do te fillojme menjehere te mirremi me veten, te bejme analizen e thelle te performances ne keto zgjedhje, e ne baze te saj do ta fillojme pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radheve tona.

Dalja ne votim eshte e drejte demokratike dhe ne i ftojme te gjithe qutetaret qe te shfrytezojne kete te drejte duke votuar sipas vullnetit te tyre” thuhet tutje në komunikatë. /GazetaSinjali/