Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka treguar se cilin nga kandidatët për kryetar të kësaj partie e mbështesin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, të gjithë delegatët e kësaj Dege e përkrahin unanimisht kandidaturën e Anton Qunit për kryetar.
“Të gjithë delegatët e Degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së. Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe”, thuhet në njoftimin e kësaj Dege./Gazeta Sinjali/