image Dedikimi prekës i nënës për të birin e zhdukur: Jam mbuluar nga rrudhat, por s’jam lodhur së kërkuari ty

Përvjetor/ Dedikimi prekës i nënës për të birin e zhdukur: Jam mbuluar nga rrudhat, por s’jam lodhur së kërkuari ty

news image

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka bërë një dedikim prekës për djalin e saj të zhdukur prej 21 vitesh. Më 31 mars 1999, biri i Nesretes, Albioni ishte rrëmbyer nga forcat serbe dhe fati i tij nuk dihet as sot e kësaj dite.

Përpos të birit, në shtëpinë e familjes Kumnova u rrëmbyen edhe nipi i Nesretes, Artan Efendija, dhëndri Gëzim Deva, fqinjët Lutfi e Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi.

Nesretja shkruan se nuk është lodhur së kërkuari pavarësisht se e kanë mbuluar rrudhat e jetës. Ajo thotë se është e zhgënjyer më të gjithë ata që janë përgjegjës të cilët nuk u angazhuan mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/nesrete.kumnova/posts/832945603869570