Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar për media se hajnat kanë vjedhur një armë që ndodhej në veturën e viktimës.
Hajnat fillimisht kishin thyer veturën e të dyshuarit, në të cilën më pas ata kishin vjedhur armën.
Tutje njoftohet se viktima ka poseduar leje për armën të cilën i është vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:00 në Deçan.
Rasti është duke u hetuar si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/