image De Rossi me post të ri te Kombëtarja e Italisë

Futboll

De Rossi me post të ri te Kombëtarja e Italisë

news image

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se legjenda e Romës, Daniele De Rossi është emëruar si trajner teknik për ekipet e të rinjve të Italisë.

De Rossi ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në Euro 2020, një rol të cilin ai e la për të ndjekur kursin për të marrë licencën e trajnerit UEFA A në Coverciano.

Ish-mesfushori mori notat më të larta, së bashku me Alessandro Del Pieron, dhe tani është rikthyer në Coverciano me një rol të ri.

“Daniele De Rossi kthehet në grupin e “Azzurrëve”. Pasi asistoi në stafin e ekipit të Italisë dhe më pas kompletoi licencën e tij të trajnerit UEFA A në Coverciano, kampioni i botës në vitin 2006 kthehet në formacion si trajner teknik për skuadrat e të rinjve,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga federata.

“De Rossi do të jetë së bashku me Andrea Barzaglin, një nga trajnerët teknikë në nivele të ndryshme, nga U-20 deri në U-15, duke e lejuar atë të përfundojë përvojën e tij formuese si trajner dhe, në të njëjtën kohë, të kontribuojë. për rritjen e akademisë të futbollit italian, duke punuar së bashku me trajnerët që drejtojnë ekipet e ndryshme të të rinjve.”

De Rossi fitoi dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë me Romën gjatë karrierës së tij si lojtar, por fitoi edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006. /Gazeta Sinjali Sporti/