Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt, ka thënë se nuk pendohet që është transferuar në Juventus.
Ish-kapiteni i Ajaxit, refuzoi ofertat e Barcelonës dhe PSG-së, për t’iu bashkuar gjigantit italian.
Holandezi tha se është i lumtur që është transferuar gjatë afatit veror.
“Jam i lumtur me vendimin që morra. Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time, por jam duke u adaptuar. Jam duke mësuar italisht dhe jam duke e kuptuar futbollin italian gjithashtu, i cili është shumë më ndryshe se në Holandë”, deklaroi ai.
Juventus këtë sezon është në vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara, dy pikë më pak se lideri Interi./Gazeta Sinjali/