image De Biasi në Serie A, pritet të udhëheqë me këtë skuadër

Futboll

Futboll/ De Biasi në Serie A, pritet të udhëheqë me këtë skuadër

news image

Gianni de Biasi nuk ka marrë asnjë ekip që pas largimit nga Deportivo Alaves në Spanjë. Ai së fundmi pritet që të marrë drejtimin e Spal-it, ekipi ku luan shqiptari Etrit Berisha.

Skuadra e Etrit Berishës ndeshjen e fundit e humbi në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Sassuolos.

Sipas Sky Sports, trajneri aktual Semplici është në rrezik dhe mund të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta të treguara, ku rrezikon edhe rënien në Serie B.

Ai mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit dhe një prej emrave që përmendet për ta zëvendësuar është pikërisht trajneri italian. De Biasi mund të afrohet në skuadër për të marrë drejtimin e një ekipi që duket i mbytur./ Gazeta Sinjali/