image Daut Haradinaj tregon nëse është takuar me Veselin gjatë luftës

Kosovë

Daut Haradinaj tregon nëse është takuar me Veselin gjatë luftës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se gjatë kohës së luftës nuk është takuar asnjëherë me ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin.

Haradinaj u shpreh se nuk e ka pasur fatin ta takojë fizikisht Veselin gjatë luftës.

“Nuk kam pasur fat ta takoj gjatë luftës. Nuk jemi taku fizikisht. Prej ditës që ka kërsit lufta më 5 mars e deri sa ka përfunduar lufta. Zero komunikim, nuk kam pasur kontakt me Veselin. Me Hashim Thaçin kam pasur dy apo tre raste”, tha Haradinaj në Kanal10. /Gazeta Sinjali/