image Daut Haradinaj: Shpresoj se krimin në Gllogjan nuk e ka bërë dora shqiptare

Sociale

Daut Haradinaj: Shpresoj se krimin në Gllogjan nuk e ka bërë dora shqiptare

news image

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shkuar për ngushëllime te familjet e të vrarëve nga sulmi në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë vepër të rëndë kriminale.

Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë!

Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din.

Kisha pas dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pas kësi dhimbje!”, ka shkruar Haradinaj.

Në lidhje me këtë sulm policia ende nuk ka arritur ta gjejë autorin derisa për të gjithë ata që kanë informacione për rastin që do të qonin në arrestimin e dorasit është premtuar shpërblim prej 20 mijë eurove.

/GazetaSinjali/