image Daut Haradinaj kërkon falje pasi u pa duke pirë cigare në sallën e Kuvendit - Sinjali

Deklaratë/ Daut Haradinaj kërkon falje pasi u pa duke pirë cigare në sallën e Kuvendit

news image

Deputeti i Aleanvës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj para pak minutave është parë duke ndëzë cigare në sallën ku po mbahet seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Haradinaj pas këtij veprimi ka vendosur të kërkojë falje publikisht, shkruan Gazeta Sinjali.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.DH

Gepostet von Daut Haradinaj am Mittwoch, 25. März 2020

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e cila është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin