image Daut Haradinaj: Gjatë luftës, kam pasur armë për pesë katunde me i armatosë

Politikë

Daut Haradinaj: Gjatë luftës, kam pasur armë për pesë katunde me i armatosë

news image

Angazhimet e hershme të familjes Haradinaj, bënë që pushteti në atë kohë të fillojë ndjekjen e gjurmëve të tyre, ndërsa daljet e tyre në publik të armatosur, të uniformuar e pa maskë, intesifikuan hetimet e autoriteteve serbe për gjetjen e vëllezërve nga Gllogjani i Deçanit.

Të vetëdijshëm për këtë situatë, Daut Haradinaj, deklaroi se u armatosën sa për pesë fshatra, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjen herë do kur Serbisë me luftë.

“Na kem pasur informacione të sakta që Serbia tashmë i din, ndoshta jo detajet, por Serbia e ka ditë edhe emrat se kush është Dauti e kush është me Dautin. Edhe kem pas informata edhe më herët, edhe arrestimi i disa djemve më herët, si ai i Muhamet Avdiajt, edhe sulmet që janë bërë, edhe rasti për Armend Dacin, ne kemi hyrë në një kafe në Irzniq, e aty policia serbe edhe shqip na ka thënë se e dijm se kush po bën sherre këtu, edhe fillun me sha shqiptarët nuk janë shumë burra se po i qes fëmijët. Plot kafja ka qenë me shqiptarë, na shajshin, thonin që jemi tucana e kështu me radhë, ndërsa edhe kur arrestonin kah pjesa e Drenicës, e kur u liruan më pas, shumë prej tyre thonin se janë torturuar deri në çmenduri, i kanë pyetur kush është ky, për emër e me fotografi,  si dhe rasti në Llaushë që kam dalur pa maskë, pra Serbia e ka ditë, sepse Ramushi ka qenë në Kosovë, ai e ka pasur një kontingjent shumë të madh të armatimit që e ka pru, për shembull me 25 mars unë në shtëpi i kam pasur edhe 200 pushkë, të cilat nuk mi ka gjetur Serbia, kam pasur armë për pesë katune me i armatos”, ka thënë Haradinaj.

Duke i parë veprimet e policisë serbe, familja Haradinaj planifikonte armatosjen e dukagjinasve me të gjitha pajisjet që nevojiteshin për një ushtri të mirëfilltë.

“Atë ditë kur kam dalur në katun, jam dal me ia dhanë do pare një mikut tem, Nexhat Dervishit, ja kam dhënë një mijë franga se ka qenë ditë pazari në Deçan, dhe e porosita me m’i ble do shpuza, se doja me bë bashkë me bacin Smajl një lloj kazerme ku flejnë ushtarët, edhe pas rënies së Jasharëve, nuk kishte më dilema a do të ndodhë, pyetja bëhej vetëm ku, edhe furnizimi ka qenë shumë i shpejtë, armë kam pasur sa të duash, municione po ashtu, neve na ka grabit Serbia ndoshta për dy apo tre ditë, ne kemi qenë të planifikuar deri në detaje për me i hap istikamet, me dal publikisht pa luftë me i nxan pozicionet, unë publikisht kam pritur që të sulmohet Jabllanica para Gllogjanit, kështu është folur, pasi kishte një sulm në pjesën e Zhabelit e Bardhaniqit, ku u torturuan njerëz me forca shumë të mëdhaja, e ku kishte një rezistencë shumë të mirë të popullit. Bashkë me Ramushin kur kemi folur për planifikim, ka qenë ideja që t’i zgjerojmë, të armatosim njerëz sa më shumë, dhe të jemi të gatshëm që me i hap istikamet, ishim të pajisur edhe me uniforma e çdo gjë që nevojitej”, ka deklaruar ai në emisionin “n’demos”.

/GazetaSinjali/