image Dasmorët ia vënë flakën parkut në Gjakovë (VIDEO)

Sinjalizime

Dasmorët ia vënë flakën parkut në Gjakovë (VIDEO)

news image

Rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve nga pakujdesia e tjetrit nuk janë të rralla, madje edhe në momentet e festës e gëzimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës në një dasmë që po organizohet në një restorant brenda Parkut të Qytetit.

Në disa video të dërguar nga një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali shihet se si fishekzjarret e shkrepura në një dasmë po djegin një pjesë të këtij parku.

Në video gjithashtu shihet se si disa persona me kove dhe me mjete të tjera i kanë filluar përpjekjet për të ndalur përhapjen e zjarrit që do të mund të shkaktonte dëme të mëdha.

Sipas këtij sinjalizuesi rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:30.


/Gazeta Sinjali/