Autostrada e Laçit është bllokuar këtë mëngjes nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.
Disa prej tyre hipën edhe mbi makina për të treguar gëzimin e kësaj ditë të rëndësishme për çiftin që po martohet.
Bllokimi për disa minuta i rrugës ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët u kanë rënë borive.
Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.
Në pamjet e siguruara nga Abcnews shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.
Klikoni KËTU për ta shikuar videon.