image Aksident i rëndë në autostradën "Arbën Xhaferi", policia del në vendngjarje

Siguri

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, policia del në vendngjarje

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar disa pamje, prej të cilave shihet se bëhet fjalë për një aksident mjaft të rëndë.

Sipas të njëjtëve, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Policia tashmë ka dalë në vendgjarje ku ka lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Sinjali ka kontakuar me Policinë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/