Në Kosovë po vazhdojnë të organizohen dasma pothuajse çdo ditë, anipse me vendim të Qeverisë së Kosovës, ndalohen tubimet, përfshirë këtu edhe ahengjet familjare private.
Pavarësisht gjendjes së rënduar që po përballet vendi për shkak të pandemisë COVID-19, sot në rrugën “Tringe Smajli” në Prishtinë u zhvillua një aheng familjar.
Sipas një videoje që ka dërguar një sinjalizues, shihet grumbullimi i disa personave, pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, duke rrezikuar kështu përhapjen e koronavirusit.
Më 28 korrik, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet familjare private./Gazeta Sinjali/