Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer kishin planifikuar të martoheshin në datën 20 mars.
Ata kishin menduar një ceremoni modeste me 75 të ftuar.
Këto plane ia prishi kriza e koronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën. Ata u detyruar të anulojnë dasmën e tyre, por stafi i spitalit ku ata punojnë i ka bërë surprizën më të bukur.
Të gjithë miqtë ishin të pajisur me maska dhe doreza dhe normalisht po zbatonin distancimin shoqëror për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Çifti duket se e ka shijuar shumë këtë moment dhe në fund i kanë thyer rregullat duke u puthur. /Gazeta Sinjali/