image Dasma e pazakontë me të ftuarit virtual

Botë

Pandemia/ Dasma e pazakontë me të ftuarit virtual

news image

Për t’u mbrojtur nga pandemia globale COVID-19, qeveritë kanë ndaluar grumbullimet e njerëzve në vende të njëjta.

Edhe në Kaliforni grumbullimet masive janë ndaluar por kjo nuk ka ndaluar një çift të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Ata u martuan këtë fundjavë duke mos e anulluar ceremoninë në kishë, por përveç familjarëve të afërm, kishte gjithsesi të ftuar të tjerë aty në njëfarë mënyre.

Në kishën “St. Ignatius” në San Francisko, ku Parris Khachi dhe Emily Manashi u martuan, u vendosën fotografitë e besimtarëve që shkonin zakonisht aty, në vendet ku duhet të ishin ulur të ftuarit e tjerë.

Të gjitha fotografitë e “të ftuarve” virtualë ishin duke buzëqeshur, për të festuar bashkë me çiftin ditën e tyre të shënuar.

“Asnjëri prej nesh nuk donte të shtynte ceremoninë, kështu që gjetëm një zgjidhje që të mos rrezikonim shëndetin e njerëzve tanë të dashur”, tha Parris për mediat amerikane. /Gazeta Sinjali/