image ‘Dardanët’ publikojnë çmimin e biletave për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Futboll

Futboll/ ‘Dardanët’ publikojnë çmimin e biletave për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

news image

Me 26 mars, kombëtarja e Kosovës do të luaj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmë-finales së Ligës së Kombeve.

Tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar çmimet e biletave dhe numrat e kontaktit ku mund t’i blini, transmeton Gazeta Sinjali.

Çmimi i biletave për këtë ndeshje është 30 euro por në këtë çmimi vijnë rekuizitat dhe udhëtimi.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të ‘Dardanëve’:

Nuk na ndanë edhe shumë kohë nga ndeshja historike me Maqedoninë e Veriut. Kosova e jonë do tē përballet me ekipin e fqinjit jugor me datën 26 mars, në gjysëm finalen e Play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim nē Euro2020.

Ne, ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, si gjithmonë dhe gjithkund do të jemi aty në përkrahje të djelmoshave tanë. Por, këtë herë në një numër edhe më të madh për dallim nga ndeshjet e kaluara si mysafirë.

Andaj, ftojmē tifozët të fillojnë procedurat e njohura për biletat individuale për këtë ndeshje të madhe.

Luanët Dardanë kurrë nuk do të jenë vetëm.

Luanët Dardanë në fushë do ta kenë lojtarin e 12 nē tribuna – tifozët ‘Dardanë’.

Luanët Dardanë nuk dorëzohen kurrë nē fushë, siç nuk do të ndalet kurrë përkrahja e çmendur (por korrekte) e ‘Dardanëve’ në tribuna. Ëndrra Dardane e Europianit nuk ndalet në Shkup.

Ne do udhëtojmë me datën 26 mars 2020 pikërisht në ditën e ndeshjës në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës së bashku të gjithë me autobusë. Biletat për këtë ndeshje keni kohë që deri me datën 28 shkurt ti rezervoni tek personat përgjegjës në qytete. Çmimi kushton 30.00 Euro, bileta e ndeshjës, rekuizita (duks me kapelë,shallë me simbole të Dardanëve), udhëtimi i organizuar me autobusë.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568
Vushtrri, Edmond Beqiri, 043/777-729

Gjithashtu në rast të ndonjë pa-qartësie ju mund të vizitoni FanClub “Dardanët”, për informata më të hollësishme. /Gazeta Sinjali/