image Dardan Sejdiu tregon se a do të jetë nënkryetar i Prishtinës

Politikë

Dardan Sejdiu tregon se a do të jetë nënkryetar i Prishtinës

news image

Ditëve të fundit ka pasur qarkullime të lajmeve të ndryshme mbi opsionin se Dardan Sejdiu, do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodhë pasi që vetë Sejdiu ka konfirmuar se nuk do të jetë në këtë pozitë.

Postimi i plotë:

Une nuk jam nenkryetari i ardhshem i Prishtines.

Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines.

Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber . Angazhim qe synon te ndertoje mireqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte per te gjithe qytetaret.

Deri atehere, une do te vazhdoj te jem i angazhuar ne projekte profesionale. Ndersa ju te gjithe kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj. Sa ma pak telashe dhe sa ma shume dashni mes nesh.

Faleminderit te gjitheve per mirekuptim /GazetaSinjali/