image Dardan Molliqaj thotë se doli parashikimi i tij për Vetëvendosjen

Kosovë

Koalicion/ Dardan Molliqaj thotë se doli parashikimi i tij për Vetëvendosjen

news image

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj deklaroi se para dy jave ka thënë që PDK dhe VV do të mbesin të vetmuara në këto zgjedhje.

Sipas tij ky mendim është vërtetuar mbrëmë, pasi VV nuk arriti të merret vesh me LDK-në për koalicion parazgjedhor.

“PDK për shkak të veprimeve të saj në të kaluarën, ndërsa VV për shkak se nuk mund të bashkëpunojë dot me askë”.

“Koalicioni ynë, i qartë dhe i vendosur nga fillimi, me plane konkrete për zhvillimin e Kosovës, do të jetë koalicion fitues i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Molliqaj në Facebook