image Dardan Krivaqa pritet që sot të del para gjykatës

Drejtësi

Dardan Krivaqa pritet që sot të del para gjykatës

news image

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj pritet që sot të dal para gjykatës.

Avokati Admir Salihu tha që sot mund të ndodh që ai të paraqitet para trupit gjykues.

“Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër. Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion” ka thënë ai për Klan Kosovën.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Zyrtarja për informim Albënora Bekteshi-Hoti, tha se nuk ka akoma një kërkesë nga ana e prokurorisë.

“Ende nuk kemi ndonjë kërkesë të paraqitur nga ana e prokurorisë. Në momentin që do të kemi do të ju njoftojmë”. /Gazeta Sinjali/