Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të martën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë deklaruar të pafajshëm.
Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Valdet Avdiu.
“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, sigurisht që familjes tem i vjen shumë keq. Ajo që thotë prokurori nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston. S’ka të bëjë me atë që e thotë prokurori”, tha Krivaqa.
Kurse, Sejdiu u deklaru shkurt “Nuk e pranoj fajësinë”.
Shqyrtimi po vazhdon me fjalën hyrëse të palëve në procedurë./Betimi për Drejtësi/