Gjatë kohëve të fundit u përfolë mjaft shumë për largimin e Dardan Berishës nga skuadra e Pejës.
Por, siç duket kjo gjë nuk do të ndodhë, shkruan Sinjali Sportiv.
Sipas raportimeve të fundit bëhet e ditur se Berisha do të qëndrojë te Peja kurse pritet të rikthehet nga lëndimi ndeshjen e ardhshme.
Te Peja po ashtu pritet edhe rikthimi i Henrik Sirkos, duke sjellë kështu freski në skuadër.