Dardan Berisha ka ndarë përfundimisht rrugët me KB Pejën.
Nëpërmjet një statusi, Berisha ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e klubit pejan.
Ky është postimi i plotë i Dardanit në llogarinë e tij (pa ndërhyrje):
Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit, Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija.Më Respekt Dardani!
Sipas raportimeve të fundit, Berisha do të rikthehet te Prishtina, pasi tashmë thuhet se një marrëveshje mes palëve është arritur.