image Dardan Berisha, MVP i javës

Futboll

Basketboll/ Dardan Berisha, MVP i javës

news image

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është zgjedhur MVP i javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja mundi Rahovecin me rezultat 89:70 në derbin e kësaj jave, derisa lojtari më i dalluar ishte Dardan Berisha. Ylli i Kosovës ishte basketbollisti më i dalluar me 27 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, me një efektshmëri prej 29.

Berisha është një nga lojtarët kyç të Pejës, duke e ndihmuar skuadrën pejane të fitojë Kupën e Kosovës.

Ndërkohë, top 5 shënuesit e kësaj jave janë: Dayon Griffin i Feronikelit me 31 pikë, Tamas Bruce me 29, Dardan Berisha me 27, Darell Davis me 24 dhe Valon Bunjaku me 23. /Gazeta Sinjali/