Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar u takuan dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përpos kërkesës për rifillim të dialogut, diplomatët kërkuan edhe ta bindin Vuçiqin për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para zgjedhjeve në Serbi.
Escobar dhe Lajçak po punojnë që takimi të zhvillohet në shkurt ose në fillim të marsit, raporton gazeta opozitare serbe “Danas” duke u thirrur në një burim nga qarqet diplomatike.
Sipas këtij mediumi, dy diplomatët do të përpiqen të formojnë mekanizmin e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.