Sot po mbahen zgjedhjet lokale ku qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesit në Kuvende Komunale, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind, pra 506 mijë e 997 qytetarë me të drejtë vote.
Ndërkaq deri në orën 15:00 në vend kanë votuar rreth 26,8 për qind e qytetarëve.
Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.
6,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar deri tani në këtë komunë.
Sipas Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. /GazetaSinjali/