Kanë dalë rezultatet e testeve për koronavirus të 12 personave që u testuan në Vushtrri. Të gjithë kanë dal negativ.
Ljamin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ai tha se 9 nga të testuarit kishin kontakt me pacienten e infektuar me Covid-19.
“Lajm shumë i mirë
Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus ???? 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7.
Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Tahiri.
Deri tani në Kosovë janë shënuar 126 raste me koronavirus. /Gazeta Sinjali/