image Dalin rezultatet e Angela Merkel të testit për koronavirus

Botë

Koronavirusi/ Dalin rezultatet e Angela Merkel të testit për koronavirus

news image

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka rezultuar negative në testin e koronavirusit. Merkel prej dy ditësh ishte vetizoluar për shkak se kishte pasur kontakt me një doktor, i cili është infektuar me COVID-19.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Steffen Seibert, e cila ka thëne se kancelja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19.

Kujtojmë se, Gjermania ka 86 viktima nga koronavirusi, ndërsa mbi 26 mijë e 220 raste të infektuara./GazetaSinjali/