image Dalin rezultatet e provimit shtetëror, Ministria njofton për kalueshmërinë

Arsim

Dalin rezultatet e provimit shtetëror, Ministria njofton për kalueshmërinë

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se dikasteri i saj i ka publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës.

“Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04%”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Sinjali.

Provimi i maturës është mbajtur më 24 qershor, dhe i atij i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës.

/GazetaSinjali/