Një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Lajmi është publikuar në mediat e Shqipërisë përmes një video në portalin Xhungël.al.
Në videon e publikuar duket edhe arma që politikani mban në brez.
Sipas mediumit, personi në fjalë, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurt.
“Edhe ne funeralin e një ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit” edhe me kobure ne brez ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam i sigurt, arma është me leje….”.
Bujar Nishanit, Presidentit të gjashtë të Shqipërisë iu dha lamtumira e fundit. Me flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet publike pas vendimit të qeverisë për ta shpallur të enjten ditë zie kombëtare, në institucionin e Presidencës për të nderuar kujtimin e ish-Presidentit Nishani u ngjitën miq, politikanë, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë politikë në Shqipëri.