Moderatorja njëherësh edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca sot feston datëlindjen e 28-të.
Me këtë rast, ajo ka organizuar një festë të datëlindjes, ku të ftuar ka shumë fytyra të njohura.
Në disa fotografi dhe video të shpërndara në rrjetet sociale, Luana shfaqet e veshur në një fustan të shkurtër bust dhe flokët e mbledhura.
Festa e datëlindjes nuk ka shumë që ka filluar dhe pamje të tjera nga kjo festë priten të publikohen në orët në vazhdim.
Kujtojmë që Luana sot publikoi këngën “Ti Amo” si dhuratë për të gjithë ata që e përkrahin. Kënga qysh në orët e para ka marrë mbi 74 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/